Center for Legal Support and Advocacy logo
Leviz Albania logo
Institute Visium logo

PYETËSOR

Monitorimi i aksesueshmërisë në informacion të personave me aftësi të kufizuar në shikim.

*Ju lutem vendosni X në përgjigjen tuaj dhe jepni mendimin tuaj në hapësirën përkatëse.


A. INFORMACION I PËRGJITHSHËM PËR TË INTERVISTUARIN
1

Pozicioni i të intervistuarit

2

Grup mosha e të intervistuarit


3

Vendbanimi i të intervistuarit

4

Gjinia e të intervistuarit është


5

Arsimi më i lartë i përfunduar

6

Punësimi i të intervistuarit


7

Cili është profesioni juaj?

B. SHËRBIMET DHE AKSESI QË OFRON BASHKIA E TIRANËS/KAMZES PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË SHIKIM
8

Cilat prej shërbimeve të mëposhtme të ofruara nga Bashkia i keni përfituar deri sot?

9

Jepni vlerësimin tuaj për shkallën e aksesit së informacionit të vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës/Kamzës për personat me aftësi të kufizuar në shikim.


10

Nëse do të kishit akses të plotë në informacion, cilat prej shërbimeve të mëposhtme do të donit të përfitonit?
(mund të përzgjidhni më shumë se 1 shërbim/përfitim)

11

Sa shpesh i frekuentoni zyrat e Bashkisë për të përfituar shërbime të ofruara për personat me aftësi të kufizuar në shikim?

12

Mendimi juaj mbi sinjalistikën në ambjentet e brendshme të Bashkisë Tiranë/ Kamëz për personat me aftësi të kufizuar në shikim?


13

A jeni ankuar pranë Bashkisë për mungesën e aksesit në informacion për personat me aftësi të kufizuar në shikim?

13/1

Nëse po, çfarë procedure keni ndjekur?


14

A është përmirësuar aksesi në informacion për personat me aftësi të kufizuar në shikim në Bashkinë tuaj në 5 vitet e fundit?

14/1

Nëse po, shpjegoni në ç’formë është përmirësuar aksesi?

14/2

Nëse aksesi është përkeqësuar/nuk ka ndryshuar, cili është sugjerimi juaj për ta përmirësuar atë?


15

Jepni mendimin tuaj lidhur me shkallën e aksesit të personave me aftësi të kufizuar në shikim në proceset e më poshtme me Bashkinë


16

Sa informacion keni mbi ligjin Nr 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmerinë e personave me aftësi të kufizuar”, si dhe mbi VKM nr. 1074, 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara?

17

Cili është sugjerimi juaj lidhur me përmirësimet që duhet të ketë aksesi në informacion në Bashkinë e Tiranës/ Kamzës për personat me aftësi të kufizuar në shikim?

C. MUNDËSIA E AKSESIT/ EFIÇENCA KOHORE
(Drejtuar vetëm personave me aftësi të kufizuar në shikim)
18

Kur keni marrë një informacion pranë Bashkisë/Njësisë Administrative/ Lagjes, lidhur me përfitimin e një shërbimi të cilësuar për personat me aftësi të kufizuar në shikim, sa kohë keni shpenzuar për ta përfituar atë?
(vlerësimi i kohës përfshin përgatijen, udhëtimin, qëndrimin në pritje dhe marrjen e informacionit)

19

Kur keni marrë një informacion pranë Bashkisë/Njësisë Administrative/ Lagjes, lidhur me përfitimin e një shërbimi të cilësuar për personat me aftësi të kufizuar në shikim, sa para keni shpenzuar për ta përfituar këtë informacion?
(vlerësimi i kostos përfshin paratë e shpenzuara për udhëtimin dhe qëndrimin në pritje, si dhe çdo kosto të asistencës nëse ka)

20

A keni të afërm/miq/kujdestar që ju ndihmon në aksesimin e informacionit apo e aksesoni vetë?

21

Cilat janë mjetet aktuale të informimit që përdorni më së shumti lidhur shërbimet që mundëson bashkia? (max 2 mjete)

22

Cilin nga mjetet e informimit do e vlerësoni si më efikase? (max 2 mjete)

23

A keni njohuri mbi kriteret ndërkombëtare të aksesueshmërisë së informacionit për personat me aftësi të kufizuar në shikim?

23/1

Nëse po, ku jeni informuar?


24

A mund të aksesoni në mënyrë të pavarur informacionin e publikuar në faqet zyrtare elektronike të Bashkisë Tiranë / Kamëz?

25

Cilat janë disa nga shërbimet e Bashkisë që ju do të donit ti përdornit më tepër dhe të ishin të pasqyruara në faqet zyrtare elektronike?

26

Çfarë lloj informacioni do të donit ta aksesonit nëpërmjet faqes zyrtare elektronike të Bashkisë Tiranë / Kamëz?


27

A ka ndikuar COVID 19 në përmirësimin e aksesit në informacion për personat me aftësi të kufizuar në shikim?

27/1

Nëse po, si?


28

Çfarë pajisjesh elektronike keni në përdorim?

Faleminderit!

* Informacioni i grumbulluar nga ky pyetësor është konfidencial dhe do të përdoret vetëm për qëllimet e këtij studimi. Nëse keni dëshirë, për arsye transparence, ju mund të shënoni emrin dhe profesionin tuaj!

Center for Legal Support and Advocacy logo
Leviz Albania logo
Institute Visium logo