Qendra Legal Support & Advocacy është regjistruar në Gjykatën e rrethit Tiranë me nr 1198, datë 11.10.2017 dhe pajisur me NIPT nr. L81507465D.
Qendra Legal Support & Advocacy (në shqip Qendra për Mbështetje Ligjore dhe Advokaci), është themeluar si një organizate jo-fitimprurëse, dhe synon të ndihmojë personat në nevoj dhe institucionet e interesuara duke i dhënë asistencë ligjore nëpërmjet projekteve ndërgjegjësuese dhe advokuese.
Vizioni i Center for Legal Support & Advocacy është: Një Shqipëri më e mirë, ku respektohen ligjet e vlerat dhe të gjithë qytetarët kanë besim në institucionet publike.
Misioni i CLSA është: Forcimi i standarteve ligjore sipas modeleve më të zhvilluara perëndimore, nën moton “Shteti i së Drejtës”.
Disa nga objektivat kryesore të kësaj Qendre janë:
Advokimi për çështje të rëndësishme të së drejtës
Lobim në fushat ku duhet forcuar ligji ose miratuar legjislacion i ri sipas legjislacionit të BE
Edukimi dhe informimi i qytetarëve me të drejtat e tyre në fusha të ndryshme interesi
Konsulencë dhe ekspertiza ligjore për garantimin e të drejtave të qytetarëve
Fuqizimi dhe përmirësimi i veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë
Monitorim për respektimin e procedurave ligjore në institucionet publike e private në vend
Asistencë ligjore për individë dhe komunitete në nevojë
Fushata sensibilizuese për grupet e interesit për të patur akses në informacion dhe gjithëpërfshirje
Fuqizimi i mekanizmave për të luftuar korrupsionin në institucionet publike
Konsulence ligjore me/pa pagesë
Qendra Legal Support & Advocacy ka organizuar nga viti 2017 deri sot fushata sensibilizuase me iniciativën e vetë organizatës për luftën ndaj korrupsionit në organet e drejtësisë dhe institucionet e administratës publike. Gjithashtu, kjo qendër ka dhënë kontributin e saj mbështetës në rishikimin e ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe hartimin e një Projekt-ligji të ri duke u bazuar në modelet më të mira të vendeve në Bashkimin Evropian.
Gjatë periudhës Tetor 2018 – Maj 2019, Kjo qendër ka zbatuar Projektin me titull “Monitor-ON”, mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA Tiranë, me qëllimin e monitorimit të veprimtarisë së Prokurorisë së Tiranës gjatë fazave paraprake të hetimit penal dhe rekomandimi i masave për përmirësimin e efektivitetit institucional. Projekti synon vlerësimin e situateës aktuale të nivelit të ofrimit të shërbimeve administrative dhe ligjore në Prokurorinë e Tiranës lidhur me të drejtat e qytetarëve; hartimin e një raporti e manuali me rekomandime dhe mjete për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në zyrat e prokurorisë dhe advokimi me institucionin për të adoptuar rekomandimet në përmirësimin e shërbimeve.
Granti i akorduar nga donatori për këtë projekt është 14,455.00 USD.
Për periudhën Janar – Nëntor 2022, CLSA do të zbatojë projektin me titull “Rritja e aksesueshmërisë në informacion të personave me aftësi të kufizuar në shikim”, mbështetur nga LEVIZ Albania. Projekti synon sigurimin e aksesueshmërisë së personave me aftësi të kufizuar në shikim në informacionin online dhe shërbimeve vendore të bashkive të Tiranës dhe Kamzës përmes mbështetjes së aksionit komunitar dhe zgjidhjeve teknike. Objetkivat janë:
1. Mbështetja e PAK në shikim në përfitimin e informacionit online dhe shërbimet vendore në format të aksesueshëm përmes përgatitjes së zgjidhjeve teknike dhe praktikave mbështetëse.
2. Rritja e ndërgjegjësimit tek PAK në shikim mbi të drejtat e tyre ligjore për aksesueshmërinë e informacionit dhe përfitimin e shërbimeve vendore në forma të përshtatshme.
3. Fuqizimi i PAK në shikim për lobimin dhe advokimin pranë bashkive të synuara për plotësimin e detyrimeve ligjore dhe adoptimin e zgjidhjeve të propozuara, që do garantonin aksesueshmërinë në informacionin elektronik dhe shërbimet vendore.
Granti i akorduar nga donatori për këtë projekt është 34,994.00 CHF.