Shpërndahen broshurat për shërbimet vendore në gjuhën Braille (Braj)
Center Legal Support and Advocacy (CLSA) dhe Instituti Visum në bashkëpunim me Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor dhe Shërbimeve të Integruara të Bashkisë së Tiranës zhvilluan aktivitetin për shpërndajen e broshurave informuese të shtypura për herë të parë në kodin Braille, në kuadër të projektit “Rritja e aksesueshmërisë në informacion të personave me aftësi të kufizuar në shikim - AccessON”, mbështetur nga LEVIZAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Janë dyzetë e pesë broshura të cilat po shpërndahen në zyrat e shërbimeve vendore, që do mundësojnë informacionin e nevojshëm për hapat dhe dokumentacionin që personat me aftësi të kufizuar në shikim duhet të plotësojnë për aplikimin për shërbimet parësore pranë Bashkisë Tiranës.
Aktiviteti u zhvillua pranë qendrës së njësisë administrative nr 1, në prani të kryetares Znj. Jaku, stafit të saj dhe zyrtarëve të bashkisë Tiranë që mbulojnë çështjet e atësisë së kufizuar dhe shërbeu për prezantimin e produkteve të projektit AccessON dhe diskutimin e mënyrave se si Bashkia mund të mbështesë nevojat e PAK në shikim për aksesueshmërinë në Tiranë.
Rekomandimet lidhur me cilësinë e shërbimeve administrative që ofron Prokuroria e Tiranës
Sot në datë 8 Maj 2019, Qendra për Mbështetje Ligjore dhe Advokaci organizoi eventin e lancimit të gjetjeve dhe rekomandimeve lidhur me cilësinë e shërbimeve administrative që ofron Prokuroria e Tiranës.
Gjatë këtij eventi ekspertët e fushës prezantuan Raportin e Monitorimit dhe Rekomandimit për Përmirësimin e Shërbimeve Administrative, në panel të hapur për të diskutuar gjetjet me aktorët kryesor, si dhe Manualin per Informacion dhe Akses në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin 50 studentë të Fakultetit të Drejtësisë, UT, profesionistë të rinj në fushën e së drejtës, kërkues shkencor dhe avokatë.
Ky aktivitet u realizua tek Xheko Imperial në Tiranë. Anëtarë të panelit ishin tre juristë dhe pedagogë të së drejtës: Dr. Av. J. Lamaj prezantoi metodologjinë e përdorur në anketë dhe mbledhjen e të dhënave; Dr. Av. B. Dodaj prezantoi gjetjet kryesore dhe përmbajtjen e manualit për informacion dhe akses dhe Av. E. Muja prezantoi rekomandimet përfundimtare se si të përmirësohet cilësia e shërbimit administrativ dhe ligor e Prokurorisë së Tiranës.
Në këtë aktivitet morën pjesë dy përfaqësues nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri. Të gjithë pjesëmarrësit morën kopje të raporteve, manualeve dhe dosjeve me materiale.
Ky aktivitet u mbeshtetet nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA Tiranë
Prill 2019, CLSA publikoi Manualin për Informacion dhe Akses në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Gjatë muajit Prill 2019, CLSA publikoi Manualin për Informacion dhe Akses në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 200 kopje të këtij Manuali janë vendosur në hollin kryesorë të Prokurorisë së Tiranës ku qytetarët kanë akses, si dhe version online është ndarë me të gjithë target grupin e interesuar.
Ky Manual përmban çështjet si më poshtë:
- Informacion mbi organin e Prokurorisë në RSH
- Nëse jeni qytetar dhe doni të merrni vërtetime, informacion, të keni akses nëse jeni palë në procesin hetimor
- Nëse jeni avokat i një çështjeje nën hetim
- Aktet që duhet t’i drejtoheni Prokurorisë
- Kërkesë për Informacion
- Formular Ankese
- Memo
- Aktet që ju garantojnë aksesin në Prokurori
- Rregullore mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve
- Rregullore e brendshme e Prokurorisë
- Ligji për funksionimin dhe organizimin e organit të Prokurorisë
Për të lexuar Manualin e plotë klikoni këtu (Dokumenti në PDF)
Janar - Shkurt 2019, stafi i CLSA së bashku me personat e trajnuar në Projektin Monitor-ON Plotësuan 120 intervista face to face dhe vëzhguan shërbimet administrative që ofron Prokuroria e Tiranës më nga afër
Gjatë muajve Janar - Shkurt 2019, stafi i CLSA së bashku me personat e trajnuar në Projektin Monitor-ON Plotësuan 120 intervista face to face dhe vëzhguan shërbimet administrative që ofron Prokuroria e Tiranës më nga afër.
Të dhënat e grumbulluara nga pyetësorët identifikuan disa problematika të këtij institucioni si dhe cfarë mund të përmirësohet në vijim. Më poshtë janë listuar disa nga gjetjet kryesore të raportit të Monitorimit, I cili u finalizua gjatë periudhës Mars 2019.
-
Pjesa më e madhe e të intervistuarve nuk e njohin kuadrin ligjor apo rregullator që përcakton funksionet, detyrat, shërbimet e organit të prokurorisë. Institucioni nuk ka një rregullore të brendshme të bërë publike. As Urdhëri nr.141 datë 19.06.2014 “Për miratimin e rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve”, i cili specifikon në mënyrë të detajuar sjelljen e prokurorëve dhe personelit mbështetës, nuk është i publikuar në mjediset e brendshme të prokurorisë. Qytetarët nuk marrin informacion nga materiale të printuara për ta në mjediset e Prokurorisë.
-
Një nga gjetjet më rëndësishme të këtij raporti është nëvoja imediate për të pasur një burim elektronik informacioni. Edhe pse jetojmë në epokën e teknologjisë së informacionit, ku çdo informacion mund të aksesohet shumë lehtë online, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është shumë larg këtij realiteti. Ndryshe nga çfarë parashikon Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” 97/2016, Prokuroria e Tiranës nuk ka një faqe zyrtare elektronike dhe për rjedhojë nuk ka asnjë shërbim të ofruar online. Burimet e informacioni online kanë rezultuar të suksesshme për disa gjykata të vendit, si psh. Gjyakata Civile. Qytetarët shprehin interesin e lartë për të patur disa shërbime administrative online dhe japin nëpërmjet pyetësorit dhe sugjerimet përkatëse.
-
Problematike shfaqet edhe situata me informacion në murin/ këndin e informacionit në Prokurori. Në këtë institucion praktikisht nuk ka një hapësirë të tillë të përditësuar. Ajo çfarë paraqitet edhe më problematike është mungesa e theksuar e sinjalistikës në mjediset e brendshme të Prokurorisë së Tiranës. Qytetarët, palët në proces, etj, e kanë shumë të vështirë të orjentohen për përbimet qëduan të marrin pa pyetur personelin e brendshëm të institucionit.
-
Pjesa më e madhe e të intervistuarve shprehen se nuk kanë informacion për mekanizmin e ankesave në rast pakënaqësie ndaj ofrimit të shërbimit. Edhe pse ligjërisht personit të interesuar i njihet e drejta për t’u ankuar, si: pranë drejtuesit të prokurorisë, takim me kancelarin, përcjellja e shqetësimit nëkutinëe ankesave apo ankesë drejtuar prokurorit, sërish mekanizmi I ankesve nuk është eficent. Qytetarët kanë humbur besimin e tyre në përdorimin e këtyre mjeteve pasi shqetësimi i tyre nuk adresohet nëkohë.
-
Shumica e të intervistuarve nuk shprehin shqetësim lidhur me tarifat për vërtetime dhe tarifa për kopje aktesh. Ata mendojnë se tarifat janë të përshtatshme dhe të përballueshme nga qytetarët. Të intervistuarit shprehen se janë të gatshëm të paguajnë edhe një tarifë shërbimi për të patur informacion dhe akses në Prokurori. Ata janë të shqetësuar për kohën e shpenzuar në pritje pa marrë asnjë informacion.
-
Pyetjes nëse shërbimet administrative janë përmirësuar në 5 vitet e fundit, shumica e të intervistuarve përgjigjen se situata është e njëjtë. Madje një pjesëe tyre shprehen se është përkeqësuar dhe shumë pak janë të mendimit se situate është përmirësuar. Edhe pse kuadri ligjor dhe rregullator që prek Prokurorinë e Tiranës është përmirësuar ndjeshëm 5 vjeçarin e fundit, de facto situata në praktikë mbetet e njëjtë.
-
Një shqetësim që del në pah nga ky proces monitorimi është çështja e besimit të qytetarëve ndaj zgjidhjes së problemit të tyre. Pjesa mëe madhe tyre shprehen se nuk kanë besim ose kanë pak besim në zgjidhjen e çështjes së tyre ose përfitimin e shërbimit të kërkuar. Rritja e besimit ndaj institucionit është një nga punët më të vështira për t’u realizuar. Një ndër faktorët që mund të ndikoj pozitivisht në rritjen e besimit është rritja e transparencës dhe zgjidhja e çështjeve në një kohë të arsyeshme.
-
Lidhur me performancën e prokurorëve dhe të stafit të tyre mbështetës të intervistuarit shprehen se gjuha e përdorur dhe etika e sjelljes janë në nivel mesatar. Profesionalizmi në detyrë varjon në varësi të prokurorit, ndërsa lidhur me zgjidhjen e problemit në kohë të arsyeshme të intervistuarit shprehen se janë të pakënaqur. Një nga arsyet e trajtuara gjatë procesit të monitorimitë është numri i lartë i çështjeve përkundrejtë numrit të limituar të prokurorëve.
-
Lidhur me nivelin e aksesit për të marrë informacion në prokurori, më i vështirë paraqitet informacioni për shpërblim financiar, kopje të akteve dhe vëretime hetimore. Ndërsa deri diku i mundur paraqitet informacioni për shortin, vertetime për qytetarët dhe shërbime ndaj avokatëve.
-
Problematike shfaqet koha shumë e limituar që prokurori i kushton mardhënies me publikun. Ajo është kryesisht 1 ditë në javë ose jo më pak se dy orë në ditë. Ka edhe raste ku prokurori shpenzon vetëm 1 orë në ditë ose më pak. E gjitha kjo vjen si rezultati i punës së mbi ngarkuar në raport me numrin e çështjeve në shqyrtim. Mbi 70% e prokurorëve të intervistuar shprehen se nuk kanë staf ndihmës dhe se do dëshironin të kishin staf mbështetës, sidomos për punë logjistike, si fotokopje, pritja e qytetarëve, etj.
-
Qendrimi i Prokurorëve lidhur me marrjen e informacionit për çështjen nën hetim është disi i ndryshëm nga ajo cfarë përciellin qytetarët dhe avokatët.
-
Prokurorët ndryshe nga qytetarët dhe avokatët janë të mendimit se ofrimi i shërbimit ndaj qytetarëve është përmirësuar mjaftueshëm kohët e fundit.
Për të lexuar raportin e plotë klikoni këtu (Dokumenti në PDF)
CLSA në Dhjetor 2018 identifikoi dhe trajnoi 10 studentë të Fakultetit të Drejtësisë, UT dhe profesionistë të rinj në fushën e ligjit
Në kuadër të projektit MonitorON, CLSA në Dhjetor 2018 identifikoi dhe trajnoi 10 studentë të Fakultetit të Drejtësisë, UT dhe profesionistë të rinj në fushën e ligjit, të cilët gjatë zbatimit të projektit do të jenë intervistues dhe vëzhgues pranë Prokurorisë së Tiranës.
Trajnimi nga ekspertë të fushës zgjati 10 ditë dhe në përfundim pjesëmarrësit në këtë trajnim morën informacion për shërbimet që ofron Prokuroria e Tiranës, legjislacionin në fuqi lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë së Tiranës dhe pyetësorin e hartuar nga ekspertët e fushës që ndodhet këtu: MONITOR ON
Pjesëmarrësit në trajnim morën informacion dhe për metodologjitë e intervistimit ballë përballë dhe të vëzhgimit në ambjentet e vetë institucionit. Pas trajnimit, pjesëmarrësit plotësuan 120 pyetësorë pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në vazhdim vijon të plotësohet pyetësori online.
Konceptimi i pyetësorit online për web dhe mobile version është ndarë nga eksperë të fushës, avokatë, OPGJ dhe Prokurorë në rrjetet e tyre në social media. Ky aktivitet u financua nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA Tiranë.