Më datë 30 mars 2022 u bë prezanimi zyrtar i projektit “Rritja e aksesueshmërisë në informacion të personave me aftësi të kufizuar në shikim” – AccessON në Bashkinë e Kamzës. Gjatë këtij takimi, drejtuesi i projektit njohu nënkryetaren Habibi dhe drejtueset e Bashkisë Kamëz me synimet, qasjen dhe aktivitetet që projekti ka parashikuar për realizimin e aksesueshmërinë së informacionit online për PAK në shikim përmes ri-disenjimit të faqes së internetit dhe ndërhyrjeve të tjera mbështetëse.
Nënkryetarja Habibi dhe ekipi i saj vlerësuan nismën e ndërmarrë dhe konfirmuan angazhimin e Bashkisë Kamëz për të mbështetur realizimin e e aktivitetetve të projektit dhe testuar zgjidhjet teknike për aksesueshmërinë e faqes elektronike kamza.gov.al
Ky takim i dha udhë aktiviteteve të hulumtimit në Bashkinë e Kamzës të parashikuara nga projekti AccessON.
Projekti “Rritja e aksesueshmërisë në informacion të personave me aftësi të kufizuar në shikim”, mbështetet nga LEVIZAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC
Objetkivat kryesorë të projektit janë:
Më datë 24 mars 2022 u bë prezanimi zyrtar i projektit “Rritja e aksesueshmërisë në informacion të personave me aftësi të kufizuar në shikim” – AccessON në Bashkinë e Tiranës. Gjatë këtij takimi, ekipi zbatues i projektit njohu nënkryetaren Ruseti dhe drejtuesit Bashkisë Tiranë me synimet, qasjen dhe aktivitetet që projekti ka parashikuar për realizimin e aksesueshmërinë së informacionit online për PAK në shikim përmes ri-disenjimit të faqes së internetit dhe ndërhyrjeve të tjera mbështetëse.
Nënkryetarja Ruseti vlerësoj qasjen dhe vlerën e projektit për punën e Bashkisë dhe komunitetin PAK në shikim në Tiranë dhe konfirmoi angazhimin e institucionit të saj për të mbështetur realizimin e e aktivitetetve të projektit dhe testuar zgjidhjet teknike për aksesueshmërinë e faqes elektronike tirana.al.
Ky takim i dha udhë aktiviteteve të hulumtimit në Bashkinë e Tiranës të parashikuara nga projekti AccessON.
Projekti “Rritja e aksesueshmërisë në informacion të personave me aftësi të kufizuar në shikim”, mbështetet nga LEVIZAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC
Objetkivat kryesorë të projektit janë:
Për periudhën Janar – Dhjetor 2022, Center for Legal Support and Advocacy dhe Instituti VISUM do të zbatojnë projektin me titull “Rritja e aksesueshmërisë në informacion të personave me aftësi të kufizuar në shikim”, mbështetur nga LEVIZ Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Ky projekt lindi lindi nga identifikimi i nevojës që PAK në shikim kanë për aksesin e pavarur dhe përfitimin e informacionit dhe shërbimeve vendore përmes instrumenteve të përshtatshme për kushtet e veçanta të tyre, në përputhje me parashikimet e nenit 32 të Ligjit Nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Qasja e projektit për realizimin e aksesueshmërisë në informacion dhe shërbimet vendore për PAK në shikim është përmes ridisenjimit të faqeve të internetit të institucioneve të qeverisjes vendore në format të aksesueshëm dhe të lexueshëm nga lexuesit me sintezë vokale (screen reader) duke u bazuar në modelet më të testuara ndërkombëtare dhe duke u orientuar mbi perspektivën e digjitalizimit progresiv të shërbimeve publike në Shqipëri, si një trend i kohës dhe që ka marrë hov të shtuar dhe nga politikat e Qeverisë Shqiptare pas pandemisë Covid 19. Projekti synon të demonstrojë përmes produkteve dhe aktiviteteve të tij vlefshmërinë e qasjes së propozuar dhe rrjedhimisht ndërgjegjësojë anëtarët e komunitetit PAK në shikim, familjarët e tyre dhe administratën e Bashkive Tiranë dhe Kamëz mbi parashikimet ligjore për aksesueshmërinë dhe mënyrën e përshtatshme të mundësimit të informacionit dhe shërbimeve vendore online për grupin e synuar.
Projekti do të mbështesë aksionin e komunitetit PAK në shikim për miratimin nga bashkitë Tiranë dhe Kamëz të zgjidhjeve të propozuara dhe shpërndarjen e praktikës për web accessibility tek bashkitë e tjera të vendit.
Në mënyrë specifike projekti pritet të arrijë këto rezultate:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme/projektet-fituese-te-thirrjes-per-aplikime-nr-8-te-levizalbania
Qendra per Mbeshtetje Ligjore dhe Advokaci ju njofton se me datë 8 Maj 2019, ora 10.00-12.00 do të organizojë pranë Xheko Imperial në Tiranë Eventin Lancues të gjetjeve dhe rekomandimeve lidhur me cilësinë e shërbimeve administrative që ofron Prokuroria e Tiranës.
Në këtë vent ekspertë të fushës do të prezantojnë Raportin e Monitorimit dhe Rekomandimit për Përmirësimin e Shërbimeve Administrative, si dhe Manualin per Informacion dhe Akses në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Juristë, avokatë, prokurorë, OPGJ, studentë të ligjit dhe kërkues shkencorë janë të mirëpritur të jenë pjesë e ketij eventi.
Qendra per Mbeshtetje Ligjore dhe Advokaci ka publikuar pyetësorin Online në kuadër të projektit: "Monitorimi i cilësisë së shërbimeve administrative dhe ligjore në Prokurorinë e Tiranës".
Qëllimi i pyetësori është që personat e kampionuar për të qënë pjesë e tij të japin informacion lidhur me: Vlerësimin e situatës aktuale të nivelit të ofrimit të shërbimeve administrative dhe ligjore në Prokurorinë e Tiranës lidhur me të drejtat e qytetarëve dhe hartimin e një liste rekomandimesh dhe mjetesh për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në zyrat e prokurorisë dhe advokimi me institucionin për të adoptuar rekomandimet në përmirësimin e shërbimeve.
Për të plotësuar formularin e plotë klikoni këtu: CLSA MONITOR ON
Ky projekt mbeshtetet nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA Tiranë.
Sot më datë 9 tetor 2017, Qendra per Mbeshtetje Ligjore dhe Advokaci është e lumtur të njoftojë se është përzgjedhur nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA Tiranë, për të zbatuar projektin Monitor-On.
Projekti “Monitor-ON” synon monitorimin e shërbimeve administrative dhe ligjore në Prokurorinë e Tiranës. Projekti do të vlerësojë nivelin aktual të ofrimit të shërbimeve me qëllim identifikimin e pengesave në strukturën administrative dhe proceset e përdorura nga Prokuroria e Tiranës që aktualisht po pengojnë funksionimin e duhur dhe po pengojnë zbatimin e të drejtave të qytetarëve dhe aktorëve të tjerë të parashikuar.
Getjet nga procesi i monitorimit do të ndihmojnë ekspertët e fushës të hartojnë rekomandimet përkatëse për të adresuar të gjitha problematikat e identifikuara.